TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga zgjerimi i rrugës së Ksamilit.
Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 4 741 122 lekësh.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për shpronësimin për interes publik të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i urës së fshatit Metoq”, Bashkia Sarandë.
Pronari i pasurisë së paluajtshme do të kompensohet në vlerë të përgjithshme prej 49 256 lekësh.