TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”.
Drejt zonës së përfshirë nga flakët janë nisur dy mjete të MZSH-së, një automjet zjarrfikës dhe një mjet pick-up me efektivë për ndërhyrje.
Gjithashtu, në operacion janë angazhuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.
Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në këmbë në terren, ndërsa pjesa tjetër vijon lëvizjen drejt zonës ku janë përhapur flakët.
“Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt vatrës. Pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për neutralizimin e plotë të zjarrit”, thanë autoritetet vendore.
Ndërkohë, kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.



