AKTUALITET, 31 August 2026, 13:40

Igli Tare, tre orë në SPAK! Çfarë deklaroi para gazetarëve ish-futbollisti i kombëtares

Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për vilën në Himarë.

Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e SPAK-ut, ku ka dhene shpjegime per prokuroret.


Në dalje, përballë gazetarëve, Tare u shpreh shkurt, duke falënderuar mediat për mënyrën se si e kanë pasqyruar çështjen.

“Falenderoj mediat për mënyrën si e kanë transmetuar”, tha shkurt Tare.

Ish-futbollisti ndodhet nën hetim për pastrim parash.

Në qendër të hetimeve është një vilë në zonën e Dhërmiut, për të cilën SPAK po verifikon pronësinë, transaksionet financiare dhe lidhjet e saj me personat e përfshirë në dosjen hetimore.