SPORT, 29 July 2026, 22:30

Plani i Infantinos për FIFA-n ndez përplasjet në futbollin botëror, UEFA dhe konfederatat kundër

Një projekt i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte garat kryesore të organizatës ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit.

Sipas “The Times”, plani parashikon investime të mëdha dhe ofron deri në 35 milionë euro për secilën federatë, me synimin për të siguruar mbështetjen e tyre brenda një afati prej 53 ditësh.

Projekti ka hasur kundërshtime nga disa prej institucioneve më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar. UEFA, CONCACAF, AFC, klubet evropiane dhe sindikata e lojtarëve FIFPRO kanë kritikuar mungesën e konsultimeve dhe kanë kërkuar më shumë transparencë për mënyrën e hartimit dhe zbatimit të këtij plani.

Ndërkohë, Franca ka thirrur një takim urgjent mes vendeve evropiane për të diskutuar situatën, ndërsa Federata Çeke është ndër të paktat organizata që ka shprehur mbështetje për projektin e propozuar.

Pavarësisht presionit dhe kundërshtimeve që po rriten, mbetet ende e paqartë nëse Gianni Infantino do të vendosë të tërhiqet nga iniciativa apo do të vijojë me zbatimin e planit të tij.