SPORT, 29 July 2026, 20:09

Plot 85 milionë euro! Juventusi transferon menjëherë dy sulmues

Juventusi ka finalizuar dy goditje të rëndësishme në merkaton e verës, duke siguruar shërbimet e Kerim Alajbegoviç dhe Randal Kolo Muani.

18-vjeçari Kerim Alajbegoviç transferohet nga Bayer Leverkusen, me klubin italian që do të paguajë 33 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë, Juventusi ka arritur akordin edhe me Paris Saint-Germain për Randal Kolo Muani. Operacioni kap vlerën e 45 milionë eurove dhe do të realizohet në formën e një huazimi me detyrim blerjeje. Sulmuesi pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave, përpara se të zyrtarizohet si futbollist i bardhezinjve.

Me këto dy afrime, Juventusi forcon ndjeshëm repartin ofensiv. Veçanërisht për Alajbegoviç, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të Bosnjës, vlerësimet kanë qenë shumë të larta dhe pritshmëritë për të janë të mëdha.