SPORT, 28 July 2026, 17:52

E telefonon ish-presidenti, mesfushori i harruar i Kombëtares pranë hapit të madh

Keidi Bare është drejt transferimit te Kadiz në La Liga 2. Me këtë rast po merret pikërisht ish-presidenti i klubit, Manuel Vizcaino, i cili po negocion me përfaqësuesit e Bares.

Mesfushori i harruar nga Kombëtarja ka mbetur si okazion në merkaton e verës. Bare është i lirë, ndërsa shkak për ndërprerjen e kontratës u bë rënia nga kategoria e Real Zaragozës dhe dëmtimet.

28-vjeçari i lindur në Fier duket se do të mbetet në Spanjë. Aty ku ndodhet që prej dhjetorit të vitit 2013, kur Atletiko Madrid e mori në akademi.