TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi saudit i Ligës Profesionale, Al Hilal, raportohet se ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e yllit të Bajernit, Luis Diaz, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere. Sipas gazetarit të transferimeve, Sasha Tavolieri, klubi saudit është i gatshëm t’i ofroj anësorit kolumbian një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, në përpjekje për ta bindur të transferohet në Lindjen e Mesme.
Nëse arrihet një marrëveshje me kampin e Diazit, atëherë Al Hilal do t’i drejtohet Bajernit dhe raportohet se është i gatshëm të paraqes një ofertë që mund të arrij deri në 132 milionë euro për sulmuesin.
Diaz iu bashkua Bajernit nga Liverpuli verën e kaluar për një shumë rreth 70 milionë eurosh dhe aktualisht ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029.