AKTUALITET, 17 August 2026, 15:28

Përplasen kamioni dhe BMW-ja, rëndohet trafiku në aksin Durrës-Shijak

Një kamion dhe një automjet tip BMW janë përplasur në aksin rrugor Durrës-Shijak, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa të dy mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa në qarkullim.