TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plantacioni kanabisi në mes të vreshtit. Policia e Caltagirones ka arrestuar një shtetas italian, Raffaele Criscione (40 vjeç, nga Comiso) e dhe një shqiptar, Bilbil Ternova (51 vjeç), si dhe ka denoncuar në gjendje të lirë dy shqiptarë të tjerë, me inicialet H. D. (1967) e H. X., (1963), me akuzën e kultivimit, prodhimit, vjeljes dhe përpunimit të bimëve narkotike. Në vresht, policia ka gjetur 408 bimë kanabisi dhe 154 kilogramë marijuanë.
Criscione, pronar i vreshtit, ka pranuar përgjegjësinë e tij, duke shtuar se ishte Bilbili ai që kishte kontakte me persona në Catania, të cilët i kishin propozuar një kultivim të tillë, duke sqaruar se dy shqiptarët e tjerë ishin punëtorë që merreshin me vjeljen e kungulleshkave.
Policët zbuluan edhe një magazinë në pronësi të italianit, e cila ishte shndërruar në laborator për transformimin e marijuanës në “bukë” hashashi.
Në përfundim të kontrollit në vresht, bilanci i sekuestrimit ishte 408 bimë e 154 kg marijuanë e gjelbër e grirë, si dhe 8.5 kg lëndë viskoze nga transformimi i gjetheve të marijuanës.
TPZ.AL