AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 16:21

PD: Rama e nisi shembjen e shtëpive me të afërmin e poetit të pushkatuar

PD: Rama e nisi shembjen e shtëpive me të afërmin e poetit
Forcat e IMT-së, Policia Bashkiake dhe forcat “Shqiponja” vendosën që të nxirrinin me forcë një familje nga shtëpia dhe me pas për ta prishur.

Sipas PD, familja që ishte vendosur të bëhej shembull e para ishte ajo e Bajram Nelës.

“Nisja e prishjeve me forcë të shtëpive me familjen e Bajram Nelës, një i afërm i Havzi Nelës, poetit që u var në 1998 në sheshin qendror të Kukësit nga diktatura komuniste, të kujton jo vetëm firmën e Kristaq Ramës në atë varje, por flet edhe për marrëdhënien që Edi Rama do të vendosë sot me protestuesit. Për banorët e Unazës së Re, Laprakës, Shkozës dhe shumë zonave të tjera informale, prishja e banesës së Nelëve është një mesazh se me ta nuk do të ketë negociata, por do të flitet vetëm me gjuhën e forcës”, shkruan PD në një njoftim për mediat.