AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 15:08

Protesta/ Banorët e Bregut të Lumit, mesazh Metës dhe Kryemadhit: Shikojeni si jemi katandisur

Protesta/ Banorët e Bregut të Lumit, mesazh Metës dhe Kryemadhit:

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë edhe sot në protestë, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave të tyre.

Para kamerave, një prej protestuesve i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që t’i mbështesin banorët.

“Desha të çoj tre mesazhe, mesazhi parë për zonjën Kryemadhi, nëse ka marrë votë të vijë këtu. Mesazhi i dytë shkon për Presidentin. Zoti president ku je e shikon popullin tonë si është katandisur në këtë gjendje”, tha ai.