TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke po e trajtojnë gjërësisht thyerjen e memorialit të Thimio Lolit në fshatin Krane të Bashkisë së Finiqit, në jug të Shqipërisë.
“Proto Thema” shkruan se “Krane ka hyrë në "objektivin" e nacionalistëve shqiptarë, jo vetëm për flamurin grek që valëvitet në sheshin qendror të fshatit - krahas flamujve të Shqipërisë dhe BE - por edhe për monumentin kushtuar Thimio Lolit, i konsideruar si një antishqiptar në Shqipëri.
“Deri tani, nuk ka asnjë reagim formal nga Ministria e Jashtme greke për sfidën e re të nacionalistëve shqiptarë, qëllimi i vetëm i të cilit është frikësimi i pakicës etnike greke në vendin fqinjë”, thekson gazeta helene.
Ajo konsideron gazetarin shqiptar Marin Mema, si nxitësin kryesor për gjithçka që ndodhi në Krane, i cili sipas “Proto Thema” është shpallur nga autoritetet greke si person ‘non grata’ në gjashtë vitet e fundit.
“Proto Thema” citon edhe një banor të fshatit Krane, që u ankua se pas vrasjes së Kacifasit në Bularat, edhe ai kishte marrë një telefonatë anonime, ku sipas tij e kishin porositur të ishte i kujdesshëm, pasi mund të përfundonte edhe ai i vdekur.
/TPZ.AL/