AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 14:09

”As flijimin nuk ia lejuan, spektakli do përsëritet në shtëpinë e atyre që i lanë vetëm”

”As flijimin nuk ia lejuan, spektakli do përsëritet në

Enton Abilekaj, ka reaguar pas shembjes së një banese në zonën e Laprakës. Ai thotë se askush nuk u afrua të ndihmonte banorët e kësaj shtëpie duke i lënë vetëm përballë fadromave dhe policisë. Abilekaj paralajmëron se kjo gjë do të ndodhë me të gjithë shtëpitë nëse qytetarët e lënë vetëm njëri tjetrin.

Reagimi i Abilekajt: 

Keshtu si po prishet kjo shtepi, do prishen te gjitha te Unaza e re. Bajram Nela, u ngujua me gruan, largoi dy vajzat adoleshente qe te mos traumatizoheshin perjete dhe nenen 80 – vjecare qe te mos e humbiste jeten. Vendosi te flijohej vet me bashkeshorten, nen rrenojat e shtepise, kur qeveria-me keq se pushtuesi, ti nxirrte ne rruge me projektin e hartuar nga firma private. 

As flijimin nuk ia lejuan. Ai mbeti vetem me gruan, ndersa ata qe i premtuan se do benin nje mur njerezor te perbashket po ndiqnin spektaklin e banditeve te Edi Rames. Spektaklin qe do perseritet ne shtepite e tyre. Neser, pasneser deri ne fund te muajit. 

Do e lene njeri – tjetrin vetem perballe bandes qe ka rrembyer shtetin dhe po plackit gjithcka. Ne fund hajdutet do harbohen ne gostine e 40 milione eurove, ndersa viktimat do struken me frike ne kolibet e meshires. Ky ka qene, eshte dhe do te jete fati i shqiptareve.

/TPZ.AL/