AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 10:31

Pas ndeshjes me Wilderin, Fury sfidon Joshuan: Pulë! Pulë! Joshua, ku je?

Pas ndeshjes me Wilderin, Fury sfidon Joshuan: Pulë! Pulë! Joshua, ku

Tyson Fury  ka sfiduar bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan, për një ndeshje që të gjithë e dëshirojnë, pas luftës ndaj Deontay Wilder të dielën në mëngjes në SHBA.

Ndeshja dërrmuese me kohëzgjatje 36 minuta mes Wilder dhe Fury mbaroi në barazim, që nënkupton se boksieri amerikan e mbron titullin e kategorisë së rëndë në divizionin WBC.

Të dy boksierët u pajtuan për ndeshje tjetër, tani mbetet të përcaktohet vetëm data.

Fury i mbijetoi ndeshjes deri në  fund edhe pse u rrëzua dy herë, në rundin e nëntë dhe 12-t,

Britaniku tha: “Është edhe një boksier i kategorisë së rëndë diku”, para se ta luante rolin e pulës në përpjekje për ta acaruar Anthony Joshuan, kampionin në fuqi të divizioneve IBF, WBA dhe WBO.