AKTUALITET, 1 September 2026, 12:53

Operacioni/ Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026.

Në kuadër të operacionit “Midsummer” janë identifikuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e vjedhjeve. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa policia vijon punën për kapjen e të dyshuarit tjetër.

Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë pas vjedhjes së një telefoni celular.

Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto raste.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).

Njoftimi: 

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Midsummer”, zbardhen 8 raste të vjedhjes, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Identifikohen 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për këto vjedhje.

Arrestohet njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Midsummer”, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 8 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit korrik dhe gusht 2026, si dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.