TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hyn në fuqi prej ditës së sotme rregullorja e re e GJKKO-së, e cila vendos kufizime të reja për praninë dhe aktivitetin e mediave në ambientet e gjykatës.
Rregullorja e re, kufizon mënyrën se si gazetarët mund të ndjekin proceset gjyqësore dhe të raportojnë nga ambientet e institucionit.
Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve për regjistrim audio nga gazetarët. Kufizime të reja ka edhe për praninë e kamerave.
Në rastet kur në sallat e gjyqit nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë gazetarët, hyrja e tyre do të bëhet me rotacion.
Një ditë para hyrjes së saj në fuqi, GJKKO publikoi një material informues mbi mënyrën e zbatimit të rregullores.
Dokumenti është hartuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe sqaron rregullat që do të zbatohen për mediat dhe palët e tjera që ndjekin proceset gjyqësore.
