AKTUALITET, 18 August 2026, 19:08

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.