TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka rikujtuar episodin e ndodhur disa ditë më parë, kur u ndoq nga një grup protestuesish teksa po shkonte në seancë plenare.
Gjatë fjalës së saj sot në Kuvend, Luarasi tha se pas videos së publikuar nga momenti i ndjekjes së saj, emri i saj është përmendur në qindra artikuj dhe postime në media dhe rrjete sociale. Po ashtu, ajo i cilësoi aktivistet me të cilat u përplas si “pionerë të Enverit”.
“Një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u ndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s’jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos”, deklaroi Luarasi.
Ajo bëri të ditur se, sipas një monitorimi të pavarur për periudhën 8-12 shtator, emri i saj është përmendur në 708 artikuj dhe postime, në 64 media online dhe në 134 llogari të emërtuara.
"Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë, teksa po vija drejt seancës plenare, u ndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj. Kjo ishte një video që u pa nga miliona njerëz. Unë s’jam këtu për ta ritreguar, por jam këtu për të treguar atë që ndodhi pas videos. Sepse aty qëndron çështja që kjo konventë synon të rregulloj. Ajo që pasoi u monitorua në mënyrë të pavarur, publikim pas publikimi, në 5 ditë, nga data 8-12 shtator, emri u përmend në 708 artikuj dhe postime, në 64 media online, në 134 llogari të emërtuara.
Shtrirja e përgjithshme 14.9 milionë. Shikimet 4.8 milionë. Ndërveprimet, 134 mijë. Dhe 80 % e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve. Nga këto 730 komente ndëshkuese, ose potencialisht të dhunshme, burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim. Jo çdo fyerje është gjuhë urrejtje në kuptimin ligjor dhe unë e kam të qartë këtë. Jo çdo fjalë e dhunshme është kërcënim i drejtpërdrejtë, por 730 komente që flasin për varje dhe pushkatim për një grua që ecën në qendrën tregtare për të shkuar në punë, nuk janë debat politike, janë ato që Konventa, e quan në nenin 5, rrezik për aksesin e drejtpërdrejtë dhe të barabartë në debatin publik. Sot nuk flas si viktimë, por si relatorë që ka të dhëna. Nerva ti kam të forta, kam kolegë që reaguan, kryeministri, deputetet, mijëra telefonata dhe mesazhe dhe jam mirënjohës.", tha ajo.