TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përshëndetur rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, duke i cilësuar ato si një refuzim të qartë të politikës përçarëse.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ai u shpreh:
“Sonte, populli amerikan dha një mesazh të qartë: dëshiron një politikë që i bashkon njerëzit, në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen qytetarët.
Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të shkëlqyer që vendosën të garojnë në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zona ku më parë fitorja konsiderohej pothuajse e pamundur.
Ata vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin një spektër të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi te shërbimi publik dhe përkushtimi për të vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve të zonave dhe shteteve që përfaqësojnë”, tha ish -residenti amerikan!
Obama e ktheu vëmendjen e tij te lëvizjet e ardhshme të demokratëve.
"Ndërsa kjo administratë ka ende dy vjet të mbetura në detyrë, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë për ta bërë këtë, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen", tha ai.
Obama falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimine zgjedhjeve të qeta.
"Ne gjithashtu kemi një borxh mirënjohjeje për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë që ndihmuan në sigurimin e zgjedhjeve të qeta dhe kryen një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë", tha Obama.