AKTUALITET, 17 September 2026, 19:23

I shoqëruar nga djali i tij, Greg, Rama viziton Malin Athos në Greqi, qëndron gjatë natës në Manastirin e Vatopedisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar të mërkurën, më 16 shtator 2026, Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedisë në Greqi.

Sipas raportimit të ope.gr, Ramam i shoqëruar edhe nga djali i tij, Greg, mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnisë, në gadishullin e Athosit, ku zhvilloi një takim me guvernatorin civil të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.

Më pas, kryeministri shqiptar u drejtua për në Manastirin e Madh të Vatopedisë, ku u prit nga igumeni, Jerond Efrem Vatopedini, dhe vëllazëria e manastirit. Gjatë vizitës, Rama shprehu admirimin e tij për arkitekturën e manastirit dhe veprat e pikturës, duke i vlerësuar ato edhe përmes këndvështrimit të tij artistik.

Kryeministri shqiptar tha gjithashtu se është i njohur me Filokalinë e Malit Athos dhe traditën e pasur shpirtërore e kulturore të Athosit. Sipas medias greke, Rama qëndroi gjatë natës në Manastirin e Vatopedisë dhe u largua sot në mëngjes.