TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse Edi Reja është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë të prapavijës, duhet të hedhë sytë nga Hungaria, ku Naser Aliji pak nga pak po kthehet në nivelet e zakonshme. Mbrojtësi i majtë i cili mendohej se do të ishte zëvendësuesi ideal i Ansi Agollit, pas dy vitesh të vështira po kthehet protagonist me skuadrën hungareze të Honved dhe sot ka gjetur rrugën e rrjetës duke i dhënë suksesin ekipit të tij i cili vazhdon një seri mbresëlënëse fitoresh që e mban afër zonës së Europës.
Honved luante kundër Paks dhe ishte në kërkim të një suksesi për të mbajtur gjallë shpresën për një renditje në zonat e larta të klasifikimit, shpresë e cila kishte humbur pas një fillimi të turbullt të kampionatit ku regjistroi 4 humbej radhazi.
Edhe sot ekipi ishte në telashe pasi Bode i dha avantazhin miqve e më pas Lanzafame barazoi me penallti. Honved u hodh i tëri në sulm dhe pas një aksioni të shpejtë, Aliji u tregua i shkathët të përfitonte nga pavëmendja e mbrojtësve kundërshtarë që nuk larguan topin nga zona, duke çuar sferën në rrjetë për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij në minutat e fundit të duelit.
Ky ishte goli i parë në kampionat për mbrojtësin e majtë, i cili nuk grumbullohet prej kohësh në radhët e përfaqësueses shqiptare meqë shpesh ka qenë pa ekip ose jashtë forme në vitin e fundit. Por nëse vazhdon me këto ritme, nuk është çudi që në mars emri i tij të jetë përsëri në listën kryesore të Rejas e jo në atë të pritjes siç ka qenë së fundmi.