SPORT, 20 Nëntor 2019, 14:36

Mihajloviç lë spitalin, trajneri përfundon ciklin e tretë të kurës dhe kthehet në shtëpi

Mihajloviç lë spitalin, trajneri përfundon ciklin e tretë

Tekniku Sinisha Mihajloviç vazhdon të luftojë me sëmundjen, teksa në ditën e sotme ka lënë spitalin pasi ka përfunduar ciklin e tretë të kurës.

Serbi është diagnostifikuar me leucemi, mirëpo për asnjë sekondë nuk është dorëzuar dhe qëndron i fortë duke vazhduar punën si trajner i Bolonjës, edhe pse herë në distancë e herë nga pranë. Tashmë, pas përfundimit të këtij cikli trajtimi, Mihajloviç mund të rikthehet të pushojë në shtëpi.

Në dalje të spitalit, i shoqëruar nga gruaja e tij, tekniku nuk ka nguruar të pozojë para aparateve fotografikë duke lënë të nënkuptohet se gjithçka po shkon mirë, me shpresën se do të fitojë mbi sëmundjen.