SPORT, 17 Nëntor 2019, 23:12

Hysaj: Kënaqësi të luash kundër Francës, por dhe ne po rritemi

Hysaj: Kënaqësi të luash kundër Francës, por dhe ne po

Kapiteni Elseid Hysaj e nisi si titullar ndeshjen kundër Francës teksa u largua në pjesën e dytë pas një shqetësimi që ndjeu. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se Shqipëria tregoi se po rritet.

"Po të mos pësonim ato gola në pjesën e parë, do të luanim si në të dytën. Besoj se jemi skuadër e mirë dhe po rritemi. Në të dytën treguam se mund të luftojmë me të gjithë, duhet të mos pësojmë në fillim dhe do të ecim.

Nuk na tremb por ishte kënaqësi të luash kundër një skuadre të tillë kampion bote dhe me atë tifozeri”, tha Hysaj.