SPORT, 17 Nëntor 2019, 16:26

E pabesueshme, shkarkohet trajneri i ekipit italian se fitoi 27-0

E pabesueshme, shkarkohet trajneri i ekipit italian se fitoi 27-0

Një fitore e jashtëzakonshme i kushtoi pankinën trajnerit të ekipit italain Invictasauro nga Grosseto, në rajonin e Toskanës, pasi në ndeshjen e kampionatit juniores provincialë, skuadra e tij ka fituar 27-0 kundër Marina Calcio.

Një rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Paolo Brogelli e gjithë drejtuesve të shoqërisë, që pikërisht për këtë ka marrë vendimin e shkarkimit të trajnerit e ti kërkojë ndjesë kundërshtarëve të mundur kaq rëndë.

“Ndoqëm me befasi dhe keqardhje – lexohet në komunikatën për shtyp të Invictasauro – rezultatin e skuadrës sonë juniores, që në ndeshjen me Marina i shënoi 27 gola. Koncepti dhe vlera me të cilën, prej një jete, jam në botën e futbollit të moshave, janë në antitezë me gjëra të tilla. Kundërshtari duhet respektuar gjithnjë e kjo nuk ndodhi. Si president, i kërkoj ndjesë sinqerisht Shoqërisë Marina e gjithë ambjentit sportiv. Po sqaroj se bordi ynë drejtues vendosi, në mënyrë unanime, të shkarkojë teknikun Riccini. Trajnerët tanë duhet të kenë detyrën të stërvisin e, mbi të gjitha, të edukojnë fëmijët. Kjo sot nuk ndodhi”.