SPORT, 18 Nëntor 2019, 11:24

FOTO/ Të veshur kuq e zi, ja kush ishin VIP-at që mbështetën Shqipërinë në ndeshjen kundër Francës


Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ndeshja Shqipëri-Francë, e para ndeshje që u shoqërua edhe me inaugurimin e stadiumit më të ri në vend ‘Air Albania Stadium’.

Nga kjo ndeshje që rezultoi humbëse për kombëtaren kuq e zi, u panë mijëra tifozë që mbushën stadiumin në mbështetje të çunave.

Megjithatë nëpër rrjetet sociale u pa që edhe një numër i lartë i vipave shqiptarë kishin zënë vendet e tyre në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Të veshur kuq e zi, nga Flori Mumajesi e Aurela Gaçe që kënduan me gjithë shpirt në fushën e gjelbër e deri tek të tjerët që bënë tifo nga karrigia.