TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e 12-të e Bundesligës gjermane nisi me një barazim spektakolar mes Borusias së Dortmundit dhe Paderbornit.
Në “Signal Iduna Park”, takimi ishte krejtësisht me dy fytyra. Me mesfushorin e Kombëtares, Klaus Gjasulën titullar, Paderborni shënoi plot 3 herë në pjesën e parë, dy herë me Mamba dhe një herë me Holtman.
Gjithsesi, Dortmundi kurrsesi nuk ishte dorëzuar, dhe e dyta nisi me një marsh tjetër. Që në minutën e 47-të, Sanço ngushtoi shifrat me një goditje të saktë nga hyrja e zonës.
Goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 84-t, ku ishte Vitsel që me kokë tundi rrjetën. Paderborni u duk se po rezistonte, por në minutën e 93-të, Rojs iu vodh mbrojtjes, dhe me kokë barazoi shifrat në 3-3. Në fund, ekipet ndanë nga një pikë dhe Dortmundi shkon në 20 pikë në vendin e pestë, ndërsa mbetet e fundit me vetëm 5 pikë Paderborni. Gjasula ndërkohë i luajti të plota 90 minutat.