TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një anije turistike në Vlorë është ndëshkuar me 4 milionë lekë gjobë pasi është konstatuar duke lëshuar muzikë mbi normat e lejuara gjatë lundrimit pas mesnate.
Sipas Policisë, ndërhyrja u krye pas ankesave të qytetarëve për zhurmat në zonën e Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares. Shërbimet policore konstatuan rreth orës 00:52 një anije turistike që lundronte drejt Portit të Vlorës, e cila kishte muzikë me volum të lartë duke prishur qetësinë publike.
Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë gjatë sezonit turistik, policia ka shtuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimet për pushuesit.
Pas veprimeve procedurale, ndaj administratorit të anijes, shtetasit D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, si dhe kapitenit të saj, shtetasit V. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, ka nisur procedimi penal për veprën “Prishja e qetësisë publike”.
Si prova materiale janë sekuestruar një amplifikator dhe dy bokse audio, ndërsa ndaj subjektit është vendosur edhe masa administrative me vlerë 400 mijë lekë të rinj.
Policia e Shtetit njofton se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror dhe se do të merren masa ndaj çdo subjekti që cenon qetësinë publike dhe sigurinë e pushuesve.