TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leo Mesi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, ku ka folur edhe rreth sfidës së ardhshme në Champions League kundër Napolit dhe të veçantat e kësaj ndeshje.
“La Pulga” zbuloi se ka dashur prej shumë kohësh të luajë në një stadium si “San Paolo”, të cilin më parë e “ka pushtuar” Maradona.
Ai e di pasionin e napolitanëve për futbollin dhe pas kësaj shpjegon çfarë i duhet Barçës për të ecur përpara në Champions League.
"Kam dashur të shkoj në atë stadium për një kohë të gjatë, por ne kurrë nuk kemi pasur mundësinë. Më në fund, erdhi momenti dhe jam shumë i entuziazmuar të shoh se si duket, edhe pse tani është ndryshe.
Ai është rinovuar dhe njerëzit kanë ndryshuar. Eksperienca e të luajturit atje do të jetë shumë e bukur. Njerëzit janë shumë të apasionuar dhe ëndërrojnë që nëse Maradona ishte atje, pse nuk mund të vijë Mesi?
Po, unë e di se napolitanët janë të çmendur për futbollin. Laveci më ka thënë ata jetojnë për futbollin dhe unë jam shumë i entuziazmuar që shkoj atje.
Për t’u kualifikuar, duhet të jemi më të qëndrueshëm në lojën tonë. Ne duhet të mësojmë gjërat e reja, që po i zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
Duhet të kemi më shumë besim dhe të mos bëjmë gabime pa kuptim si ato në Romë ose Liverpul. Duhet të menaxhojmë të gjitha elementet sepse çdo detaj në Champions League të dënon. Do të japim më të mirën tonë për të fituar ndeshjen”, përfundoi kapiteni katalanas.