TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim deportimin e tij.
Gjin Kolbucaj sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti një dënim me 20 vite për vrasjen e bashkëshortes së tij Lulja Kolbucaj 20 vite më parë në Miçigan. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2006. “ICE Detroit e arrestoi pas lirimin nga Burgu Richard A. Handlon Correctional Facility në Ionia dhe do të nisë procedurat e dëbimit”, thuhet në njoftimin e ICE.
Në raportimet e mediave amerikane për ngjarjen thuhet se Kolbucaj kishte një histori dhunimi ndaj bashkëshortes. Nga dokumentet e Gjykatës del se menjëherë pasi vrau gruan e tij, më 31 mars 2006, Kolbucaj qëlloi dy herë veten në kraharor, por mbijetoi. Ai tentoi edhe një herë tjetër të vriste veten në burg.
Dy vjet pas ngjarjes ai mori dënimin përfundimtar me 18 vite.