TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT ka mohuar pretendimet se rreth 300 të rinj kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë fundjavës së Halloween-it, për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike apo hedhjes së tyre në pijet që konsumonin.
Sipas të dhënave të bëra me dije, vetëm një person ka përfunduar në spital gjatë asaj dite, duke hedhur poshtë raportimet për një numër të lartë të rinjsh që mund të kenë pasur probleme shëndetësore si pasojë e konsumimit të substancave narkotike.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe e ashtuquajtura 'Rapi Drug', një substancë që mund të shkaktojë humbje të vetëdijes dhe të kujtesës.
Lidhur me këtë situatë, shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Andrin Tahiri, u bëri thirrje të rinjve të tregojnë kujdes gjatë daljeve, veçanërisht sa u përket pijeve që konsumojnë, duke këshilluar që të mos lënë asnjëherë pijet pa mbikëqyrje.
“Dëfreheni me njerëz të besuar dhe bëni kujdes me pijet e hapura. Më mirë porosit një tjetër nëse u largove për pak nga tavolina. Dil me njerëz të besuar”, këshilloi Tahiri.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që vjen nga përzierja e drogave me alkoolin, duke theksuar se pasojat për shëndetin mund të jenë të pakthyeshme.