AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 11:19

Masakroi me levë shqiptaren, autori flet para gjykatës në Londër

Masakroi me levë shqiptaren, autori flet para gjykatës në

Blerta Sulaj u masakrua disa kohë më parë nga një 49-vjeçar në Londër. Trupi i saj u gjet nga policia i dëmtuar rëndë.

Autori Fatmir Stefanasi, sipas prokurorisë e ka goditur me levë vajzën, pasi ajo nuk kishte pranuar kërkesën e tij për martesë.

Por, para prokurorërve dhe gjykatës, Stefanasi ka mohuar akuzën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 20 mars 2017 në lagjen Fulham. Ndërkohë në shtëpinë e Sulajt, gjatë kontrollit u gjet një test ADN-je i Fatmir Stefanasit.

Prokurorja ka thënë se autori e ka kërcënuar Blertën, duke i thënë se, nëse nuk pranonte, për të do të ishte dita e fundit.

Pas goditjes me levë, vajza humbi ndjenjat.

TPZ.AL