LIFESTYLE, 14 Shkurt 2023, 19:13

"Zoti ka krijuar Evën dhe Adamin, jo Adamin dhe Hasanin"/ Deklarata homofobe e Luiz Ejllit ditën e Shën Valentinit: Jam kundër, moj burrneshë

"Zoti ka krijuar Evën dhe Adamin, jo Adamin dhe Hasanin"/

Banorët e shtëpisë së Big Brother zhvilluan disa lojra me njëri-tjetrin, ku u ndanë në çifte. Dea Mishel dhe Luizi ishin bashkë në këtë lojë.

Duke lexuar pyetjet ata duhet të përgjigjen dhe kështu ndodhi edhe me pyetjen “dashuria mes personave të të njëjtës gjini”.

Dea Mishel ngelet pak e zhgënjyer nga përgjigja e Luizit dhe e pyet “pse”.

Luizi ia kthen se është mendimi i tij: “Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”.