LIFESTYLE, 11 Shkurt 2023, 23:01

Vajza refuzon propozimin e partnerit para mijëra spektatorëve në Meksikë

Vajza refuzon propozimin e partnerit para mijëra spektatorëve në

Propozimet publike po bëhen gjithnjë e më të njohura, por nuk mungojnë edhe vajzat që refuzojnë partnerët që i propozojnë në këtë mënyrë, shkruan DailyMail.

Një skenë e tillë e sikletshme ka ndodhur gjatë një ndeshjeje mes Atlas dhe Monterrey në Meksikë.

Në pjesën e parë, një tifoz i vendasve vendosi t'i propozojë të dashurës së tij para mijëra shikuesve.

I riu bëri përpjekje për të dhuruar një spektakël të vërtetë, ndaj në akt u përfshi edhe maskota e klubit.

Kur djali u gjunjëzua për t'i kërkuar dorën, vajza ka thënë “jo” dhe iku, duke i lënë të gjithë të shokuar për atë që sapo kishte ndodhur.

Momenti i sikletshëm është kapur nga disa kamera. Djali ka shpërthyer në lot dhe është larguar nga fusha, ndërsa maskota e ka ngushëlluar.