LIFESTYLE, 7 Shkurt 2023, 13:08

Fanse e Dwayne Johnson, reagimi i Adele pasi takon për herë të parë aktorin e preferuar (VIDEO)

Fanse e Dwayne Johnson, reagimi i Adele pasi takon për herë të
Adele dhe Dwayne Johnson

Adele ka pasur mundësinë që të takojë për herë të parë aktorin e saj të preferuar.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” të dielën, ajo ka takuar Dwayne Johnsonin, apo i njohur ndryshe si “The Rock”.

Udhëheqësi i mbrëmjes, Trevor Noah, i afrohet për një moment Adeles gjatë ngjarjes duke i thënë se ka dëgjuar që ajo është fanse e The Rock. Noah më pas shton, se siç ka dëgjuar, edhe aktori është fans i saj.

Fanse e Dwayne Johnson, reagimi i Adele pasi takon për herë të

Derisa Adele i konfirmon me kokë ato që i thotë Noah, pas saj afrohet aktori, Johnson. Reagimi i saj kur e sheh Johnsonin teksa i afrohet është bërë viral në rrjetet sociale. Këngëtarja dhe aktori përqafohen dhe më pas edhe ndajnë disa biseda së bashku.