LIFESTYLE, 21 Janar 2023, 11:43

Shtatë ushqime natyralisht të pasura me kripë

Shtatë ushqime natyralisht të pasura me kripë

Kufiri ditor i konsumit të kripës këshillohet të mos i kalojë 5 gramë. Por, duke qenë se kripa fshihet në shumë ushqime, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta respektuar këtë kufi.

Por, duke qenë se kripa fshihen në shumë ushqime, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta respektuar këtë kufi.

Nëse nëse iu duhet të ndiqni një regjim ushqimor me pak kripë, ose thjesht dëshironi të dini se cilat ushqime kanë përqendrimie të larta të kripës, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa ushqime natyrale të cilat përmbajnë sasi të larta kripe, të cilat mund t’ju habisin.

Salca e sojës

Ky përbërës, i cili përfshihet shpesh edhe në receta shumë të shëndetshme, edhe nëse nuk përmban shumë pak kalori, është një ushqim me përmbajtje të lartë kripe!

Salmoni i tymosur

Shumë njerëz e pëlqejnë salmonin e tymosur, por ai ka të mirat dhe të “këqijat” e veta. Edhe pse është një ushqim me vlera të larta ushqyese, duhet përmendur se ka edhe një përqendrim të lartë i kripës, rreth 1880 mg për 100 gram ushqim.

Djathi i dhisë

Me 1200 mg natrium for 100 gram, një djathë i bërë nga qumështi i dhisë, me të drejtë mund të llogaritet ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të kripës.

Proshuta krudo

Kjo lloj proshute e papërpunuar edhe pse shumë e shijshme, përmban sasi të larta kripe. Rreth 2578 mg natrium për 100 gram ushqim.

Midhjet

Edhe midhjet janë natyralisht të larta në natrium. Ky ushqim shumë i dashur në mbarë botën, mund të themi se mban rekordin për sa i përket përmbajtjes së kripës në kategorinë e këtyre ushqimeve.

Mishi i viçit

Mishi i viçit, i ndjekur nga ai i derrit, zë vend e parë në kategorinë e tij. Ata që ndjekin një regjim të ulët me natrium duhet ta konsumojnë atë me moderim.

Shpargu

Shpargu ka një përqindje të rëndësishme të natriumit midis kategorisë së perimeve. 

/AgroWeb.org