LIFESTYLE, 3 Maj 2023, 21:32

Një selfie me Obamën në Berlin, plus pije dhe ngrënie, shumë më lirë se t'i japësh dorën Luizit dhe Kiarës të shtunën

Një selfie me Obamën në Berlin, plus pije dhe ngrënie,
Fotomontazh: Obama dhe Luizi

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe sot pasdite u shfaq në “Mercedes-Benz Arena”. Mbështetësit e tij mund të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij.

“Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro. Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur, por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të paguajë akoma më shumë.

Për të marrë “Bileta e Artë”, një person do të duhet të paguajë shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pije, darkë në restorantin e arenës dhe ulëse në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.

Këto çmime me njeriun që drejtoi Shtëpinë e Bardhë 8 vite janë shumë më lirë se ato që ka vënë produksioni i BBV-së për natën finale, të shtunën. Sipas njoftimit, bileta do të kushtojë 500 euro, ndërsa për të qenë "VIP", duke patur mundësinë t'i japësh dorën Luizit, Kiarës apo të tjerëve dhe të dalësh në foto me ta, duhet paguar 1000 euro, plus që nuk ke as për të pirë dhe për të ngrënë si me Obamën.

Komentuesit janë shprehur të irrituar dhe se nuk do të harxhonin as një cent për BBV-në, por kjo nuk ka ndikuar te vendimi i produksionit.