LIFESTYLE, 12 Mars 2023, 18:01

Eksodi biblik i marsit '91, shqiptarët që "zbuluan" Evropën 32 vjet më parë (FOTOT)

Eksodi biblik i marsit '91, shqiptarët që "zbuluan"

Këtë vit mbushen 32 vjet nga eksodi biblik i shqiptarëve në vitin 1991, kur me anije u nisën masivisht në brigjet italiane. Një nga fotot më ikonike të asaj drame është ajo e shkrepur nga  fotografi francez, Georges Merilion, ku një çift shqiptar me pasaporta në duar puthen ndërsa kanë hipur në tren drejt “Botës së Lirë”.

Këtë foto dhe disa të tjera janë publikuar me një shënim nga gaztari shqiptar që jeton në Itali, Arbër Agalliu, i cili hedh paralele të tragjedisë së emigrantëve në ditët e fundit në Itali, me dramën e shqiptarëve 32 vite më parë.

Komenti i Agalliut

Frikë, shpresë dhe lumturi, jeta përtej dallgëve

Për mos të harruar

Nga Arbër Agalliu

Nisur nga tragjedia e Cutros (Kalabri) dhe kohëve të vështira që po jetojmë, kam vendosur të ndaj me ju fotot e bashkatdhetarëve tanë shqiptarë, të cilët, duke filluar nga marsi i vitit 1991, shënuan në Itali fillimin e emigracionin masiv.

Do publikoj fotot tona deri më 8 gusht, dita simbolike e eksodit. Pikërisht më 8 gusht 1991, në portin e Barit u shfaq anija Vlora, me 20 mijë shqiptarët në bord, ajo u bë simboli i atij eksodi.

Dua të ndaj fotot e 1991-shit për të kujtuar vuajtjet e, vështirësitë tona, por edhe shpresën për një jetë më të mirë që kishim, të njëjtën shpresë dhe fat që kërkojnë sot “shqiptarët” e tjerë duke ia besuar jetën e tyre detit.

Për mos të harruar

Eksodi biblik i marsit '91, shqiptarët që "zbuluan"

Eksodi biblik i marsit '91, shqiptarët që "zbuluan"

Eksodi biblik i marsit '91, shqiptarët që "zbuluan"