LIFESTYLE, 1 Mars 2023, 21:20

"Do të çaj kafkën”/ Aktorja Eva Alikaj përjashtohet nga "BBV" pasi kërcënoi Luizin

"Do të çaj kafkën”/ Aktorja Eva Alikaj
Eva Alikaj dhe Luiz Ejlli

Aktorja Eva Alikaj është përjashtuar nga Big Brother VIP për arsye se ka ushtruar dhunë verbale ndaj Luizit, pas një debate të ashpër që zhvilluan sëbashku.

Luizi ishte duke fjetur në momentin që Eva ishte duke bërë prova për kërcimin që do të zhvillonte me Kristin.

Teksa Eva po debantonte me Kristin, Luizi i ka kërkuar të mos bëjnë zhurmë pasi ishte duke fjetur dhe kjo ka bërë që ata të përfshihen në një debat.

Eva është acaruar pasi Luizi i tha se do të bënte të njëjtën gjë edhe kur ajo të flinte gjumë dhe i është kthyer atij me fjalë të rënda duke i thënë “ta çaj kafkën”.

Kujtojmë se për të njëjtën arsye u përjashtua edhe Ermjona Lekbello, pra për dhunë verbale, pasi gjatë prime-it të djeshëm, Vëllai i Madh u vendosi ultimatum banorëve, që çdo rast i përdorimit të dhunës verbale do të çojë në përjashtimin e banorit që e bën këtë gjë.

Ndërkohë me largimin e Lekbellos është mbyllur edhe televotimi për nominimet për javën e ardhshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)