TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-banori i “Big Brother Vip”, Gent Hazizi, ka folur së fundmi rreth vendimit të ashpër të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.
Genti u shpreh se Olta Gixhari ka qenë ajo që ka ‘instaluar dhunën’ në “Big Brother Vip”, por nuk është dënuar asnjëherë.
“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaluar dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarf të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha ai në Wake Up.
Aktori Gent Hazizi ishte ndër banorët e parë që u eliminua, pas një debati që pati me Olta Gixharin. Të gjithë i kujtojmë përplasjet e forta mes dy kolegëve që sollën në shtëpi një klimë aspak miqësore që në ditët e para.
Pas daljes nga loja, Genti ka vijuar me sulmet ndaj Oltës, por duket se këtë herë gishtin e akuzës e ka ngritur mbi produksionin, duke thënë haptazi se aktorja favorizohet prej tyre.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e produksionit. Genti ka munguar në puntatat e fundit në skenën e ‘Big Brother’.