TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndarja nga Pique i ka ndryshuar komplet kah jetës së Shakirës, e cila tashmë ka gjetur forcën për t’u rikthyer ditëve të saj të zakonshme. Së fundmi, ajo bashkë me producentin Bizarrap, ishte e ftuar speciale në serinë e fundit të spektaklit Late Show të Jimmy Fallon ku thanë diçka për arritjet e këngës së tyre, “Music Sessions Vol. 53”.
“Kjo këngë u bë një hit dhe frymëzim për shumë femra. Pata një vit të vështirë pas ndarjes dhe u detyrova t’i bëja ballë një mali me m… Kjo këngë ishte shumë e rëndësishme dhe më ndihmoi të kontribuoj për një botë më të mirë. Është një këngë që lidhet ngushtësisht me mua, por u referohet edhe shumë femrave të tjera që kishin nevojë të shfrynin, njëlloj si unë” – tha ajo.
Ndarja mes Shakirës dhe ish-lojtarit të njohur, Gerard Pique erdhi pas një periudhe të vështirë në çift, ku të dyja palët akuzonin njëra-tjetrën për tradhti. Pique është baba i dy djemve të cilët i ka me këngëtaren e njohur.