TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur themi Cole Sprouse na kujtohet “Jeta në suitën e Zack & Cody”, seriali për fëmijë e adoleshentë ku aktori ishte protagonist së bashku me vëllain e tij binjak, Dylan.
Edhe pse ai është rritur, ka qenë protagonist në të tjera projekte të suksesshme si për shembull “Riverdale” dhe ka pasur mjaft zhvillime në jetën e tij, ne dhe të gjithë fansat e tij ende e mendojmë si Zack-u i vogël. Në një intervistë për podcast-in “Call Her Daddy” ai diskutoi me Alex Copper për gjithcka, marrëdhënien me vëllain, mamanë, ish-partneren Lili Reinhar, njëkohësisht kolege në “Riverdale” dhe po ashtu detaje si mosha kur ka humbur virgjërinë.
Mes të tjerave ai tha se binjaku i tij, Dylan, kishte qenë shumë bullizues në shkollë, dhe fama që ata kanë pasur që fëmijë e kishte nxitur këtë edhe më shumë.
Ndërkohë aktori rrëfeu se mamaja e tyre kishte humbur të gjitha paratë që ata kishin bërë ndër vite nga seriali “Zack & Cody” dhe në lidhje me ish-të dashurën tha se i kishin bërë njëri-tjetrit shumë dëm dhe se ajo e kishte trahëtuar, të paktën emocionalisht, por la të kuptohej që ndoshta edhe fizikisht.
30-vjeçari rrëfeu faktin se mosha kur kishte humbur virgjërinë ishte 14 vjec, kur ishte duke xhiriuar serialin e tij dhe kjo kishte ndodhur gjatë një udhëtimi në Florida, me një vajzë pak më të madhe. Por prit pak, rrjeti u shokua kur kujtoi si dukej ai kur ishte 14 vjeç.