LIFESTYLE, 10 Mars 2023, 14:42

Albina Kelmendi publikon videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Albina Kelmendi publikon videoklipin e këngës që do të

Sot është publikuar videoklipi i këngës “Duje”, me të cilin Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

Vizualizimi është përshtatur me tekstin dhe mesazhin e këngës, që është bashkimi i familjes.

Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë të Eurovisionit, më 11 maj, në Liverpul të Britanisë së Madhe, ndërsa në garë janë 37 shtete.