LIFESTYLE, 16 Mars 2023, 14:30

“Bashkëshortja braktisi baletin për të rritur fëmijët tanë”, Eno Peçi zbulon sekretin e suksesit

“Bashkëshortja braktisi baletin për të rritur

Balerini dhe koreografi i njohur në botë, Eno Peçi ka zbuluar sekretin e tij të suksesit.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai ka veçuar se dy pikat kryesore janë disiplina dhe motivimi.

“Sekreti im është disiplina, e cila është numër 1. Disiplina dhe motivimi, janë dy gjëra që duhet t’i kesh patjetër.

Sepse në qoftë se ti nuk ke motivim në punët që t’i bën, je i lodhur nga ana psikologjike, nga ana fizike, aty hyn në punë disiplina. Në qoftë se nëpërmjet disiplinës ke arritur diçka është shumë më lehtë të marrësh motivim. Dmth janë dy gjërat që punojnë me njëra-tjetrën, por që duhet t’i kesh patjetër”, tha Eno.

Më tej, ai ka folur edhe për bashkëshorten, duke zbuluar se ajo hoqi dorë nga baleti për të rritur dy fëmijët. Ndërkohë, Eno menjëherë sapo ka mundësi shkon menjëherë te familja.

“Unë jam i lirë, nuk jam ai babi i rreptë. Pavarësisht se ndonjëherë mundohem t’i vë vizë fëmijëve dhe t’i them ‘Jo, po’. Por unë mendoj që nuk është mirë t’i korrigjosh fëmijët, sepse fëmijët nuk e dinë se çfarë janë duke bërë, duhet t’i lësh të reagojnë. Mund të korrigjosh të rriturit, por jo fëmijët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë të sinqertë.

Pavarësisht, nëse të se bëjnë gjërat të këqija sepse janë rrethanat që ndikojnë edhe në sjelljet e tyre. Duhet t’i lëmë të lirë të zhvillohen. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të krijojnë atë vetbesimin që është mirë apo keq. Ne vetëm i drejtojmë si prindër pa i vënë gishtin.

Edhe bashkëshortja ka qenë balerin shumë e mirë, por me fëmijën e dytë e la, sepse nuk ishte mundësia. Të dy punonim dhe është një përgjegjësi shumë e madhe të rrisësh një fëmijë.

Ajo vendosi ta linte dhe të merrej me fëmijët, tani kemi atë balancën, unë punoj, ndërsa ajo kujdeset për fëmijët”, u shpreh Peçi.