TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portia de Rossi dhe Ellen DeGeneres, në një intervistë kanë folur për romancën e tyre. Edhe pse çifti ka një nga marrëdhëniet më solide dhe janë mbi 17 vite së bashku, ata kanë pasur ulje-ngritjet e tyre.
Gjatë një episodi të “The Ellen DeGeneres Show”, Portia ndau me shikuesit historinë emocionuese se si i tregoi gjyshes së saj 99-vjeçare se ishte e dashuruar me Ellen.
“Gjyshja ime ishte gjithçka për mua. Ne kemi lindur në të njëjtën ditë dhe ajo ishte tepër e veçantë për mua”, tha Portia. “Dhe ajo ishte një fanse e madhe e Ellen; e donte komedinë e saj, nuk humbiste asnjë episod, deri në episodin ku ajo foli hapur për seksualitetin e saj.”
Sipas Portias, duke parë reagimin e gjyshes ndaj lajmeve të Ellen-it, ajo kishte frikë, sepse ajo e dinte tashmë për preferencat e saj.
“Tani, e dija që isha homoseksuale në atë pikë, e doja gjyshen time, në momentin që Ellen u shfaq, ajo refuzoi të shikonte shfaqjen. Në fakt, nëse do të niste një reklamë për shfaqjen e saj, ajo ndryshonte kanalin dhe thoshte: “Ajo grua është e neveritshme”. Pra, kjo nuk ishte një shenjë e mirë për mua,” rrëfeu de Rossi.
Pasi u shpërngulën nga Australia në Los Angeles, Portia dhe Ellen filluan lidhjen e tyre, por gjyshja e saj nuk e kishte idenë.
“U ktheva në shtëpi për të parë familjen time në Australi dhe u ula pranë karriges së gjyshes te këmbët e saj dhe ajo më tha: “A po takohesh me dikë të veçantë?”, tregoi Portia.
“Tani, në këtë pikë, nëna ime supozohej t’i kishte thënë gjyshes që isha me Ellen, ajo e dinte që ne jetonim së bashku. I thashë, “Gjyshe, unë jam me Ellen” dhe ajo tha, “Ellen? Kush është Elena?” Dhe unë i thashë, “Ti e dije që unë jetoja me Ellen”, dhe ajo tha: “Po, dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha e shqetësuar se ajo lezbike po gjuante mbesën time.”