BALLKAN, 3 October 2026, 19:32

Kosovë/ Përfundon takimi Kurti-Hamza, kreu i PDK-së: Jemi të gatshëm të japim votat për presidentin

Kosovë/ Përfundon takimi Kurti-Hamza, kreu i PDK-së: Jemi të

Ka përfunduar pas gati tre orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës.

Pas takimit, Hamza ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së, duke thënë se partia e tij kërkon miratimin përfundimtar të ligjit në të dy leximet.

“Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në të dy leximet. Aprovimi final. Pastaj Partia Demokratike është e gatshme që në të njëjtën ditë, në seancën e radhës për të biseduar, për të gjetur zgjidhjen për presidentin dhe t’i japim votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, ka thënë Hamza.