TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Evropian ka vendosur të padisë Greqinë dhe Qipron për mosrespektimin e standardeve të Bashkimit Evropian sa i përket trajtimit dhe depozitimit të mbetjeve.
Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar sot, dy vendet nuk kanë zbatuar rregulloren e BE-së, e cila “përcakton standardet për landfillet për të parandaluar efektet negative mbi shëndetin e njeriut, ujin, tokën dhe ajrin”.
Greqia dhe Qiproja gjithashtu nuk respektojnë një ligj të BE-së, i cili i detyron vendet anëtare të trajtojnë mbetjet përpara se ato të depozitohen në landfill, në mënyrë që kjo të “mos rrezikojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin, duke ndaluar braktisjen, hedhjen ose asgjësimin e pakontrolluar të mbetjeve”.
Komisioni Evropian ka qenë në kontakt me Athinën që nga viti 2021 lidhur me landfillet në Greqi.
Aktualisht, 66 nga 81 landfillet në vend nuk janë në përputhje me legjislacionin e BE-së, thuhej në njoftim, duke bërë që Komisioni të vendoste ta çonte Greqinë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDBE).
Ndërkohë, rreth një e pesta e mbetjeve të prodhuara në Qipro ende depozitohet në landfill pa trajtim të përshtatshëm, tha Komisioni.
“Komisioni ka arritur gjithashtu në përfundimin se, në të dyja vendet, kapaciteti i impianteve për trajtimin e mbetjeve përpara depozitimit në landfill është i pamjaftueshëm për trajtimin e mbetjeve urbane të përziera”, thuhej në deklaratë.