TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shënjestroi Presidentin Bajram Begaj në lidhje me zgjedhjet vendore që do të mbahen më 9 maj, datë e cila u dekretua pavarësisht se opozita bojkotoi konsultimet.
Në intervistën për News24, ai theksoi se Begaj, me këtë proces, e tregoi edhenjëherë se nuk sillet si President. Ai tha se data ishte paracaktuar nga PS, sepse ishte deklaruar më herët nga Blendi Klosi.
“Unë nuk di që Shqipëria të ketë një president funksional. Është fakt i mirënjohur që Begaj nuk është president. Edhe ky proces dëshmoi se nuk e luan dot rolin si president. Presidenti i Republikës sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit kombëtar. Ai për shkak të veprimeve të tij e ka humbur rolin e tij si përfaqësues i unitetit. Nuk kishte asnjë suprizë që data e zgjedhjeve do të ishte më 9 maj. Zgjedhjet e shkuara i shpalli Taulant Balla, kësaj herë një javë para dekretit i kishte shpallur Blendi Klosi në një studio televizive. Presidenti na tha se PS nuk ka propozuar datë, dhe datën 9 e kishte propozuar Tom Doshi.”, tha ai.
Më pas, ai shtoi se Presidenti do të duhej që të ftonte partitë politike për të diskutuar në lidhje me arsyet që kanë nxjerrë studentët në shesh.
“Presidenti të ftonte grupet parlamentare apo partitë për të shqyrtuar situatën politike në vend. Se janë studentët sot në rrugë, duhet të ishte pyetja që presidenti duhet t’u adresonte partive. Por në këtë situatë zgjodhi të ftonte krerët e komuniteteve fetare.”, shtoi Bardhi.
I pyetur për një bojkot të mundshëm, ai tha se PD nuk do të përsërisë më gabimin e bërë në vitin 2019.
“PD nuk bojkoton më zgjedhjet. Ne e kemi të ndaluar me vendim të Kuvendit Kombëtar të PD që t’i bojkotojmë. E kemi bërë atë gabim në 2019 dhe nuk do të përsërisim më atë gabim.”