TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Edhe në natën e 15-të të protestës, qytetarët kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.
Protesta vjen në të njëjtën ditë kur Kuvendi i Kosovës miratoi me 99 vota pro deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Përveç Kosovës, protesta në kundërshtim me vendimin e Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri. Ndërkohë, janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel më 10 tetor.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte.