AKTUALITET, 21 Korrik 2021, 14:24

Koronavirusi/ Rritet me 150% numri i të infektuarve në Francë

Koronavirusi/ Rritet me 150% numri i të infektuarve në Francë

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve në Francë është dyfishuar. Vendi regjistroi 18,000 raste, në krahasim me 7,000 të një jave më parë, që sipas autoriteteve i atribuohet variantit Delta.

Sipas të dhënave, Franca ka shënuar një rritje prej 150% gjatë një jave, numri më i lartë i të infektuarve që nga maji.

“Ne kemi një armë, vaksinën,” tha Olivier Veran, ministri i shëndetësisë.

“Tani nuk është koha për dyshim, është koha për imunitet kolektiv. Për përgjegjësinë kolektive, vaksina është i vetmi mjet për të eliminuar Covid-19", përfundoi ministri.