TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona të akuzuar për trafik heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.
Mësohet se I. Sulaj dhe D. Çela dyshohet se trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019 SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza:
“trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.
Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj.
Ndërkohë për të njëjtat vepra penale janë akuzuar dhe shtetasit me iniciale F.XH. e R.SH.